Bota është
në kohë krize, po ndërkohë nuk do na bënte keq të ëndërronim pak. Prandaj unë
po vazhdoj me blogs të mia modestë të udhëtimeve në qytetin e radhës në Poloni:
Lodz. Nëse jeni në Varshavë mos e humbisni si mundësi për ta vizituar sepse është
vetëm 2h larg me tren.
Unë kalova 5 ditë duke qenë se vizitova disa
shoqe, por 3 ditë janë mëse të mjaftueshme për të parë atraksionet kryesore të
qytetit. Dy gjëra nuk do i harroni : energjinë e jetës së natës dhe detajet e
lezetshme të vendeve që do shihni.
Me siguri vendi i parë ku një guidë do ju çonte është
Manufaktura. Dikur një fabrikë tekstileje (që është industria për të cilën
historikisht njihet si qytet), sot është qendra më e madhe komerciale e
rrethuar nga sheshi kryesor për evente apo festa. Struktura me tullë më pëlqeu
shumë, karakteristikë e arkitekturës gotike të këtyre vendeve të rajonit pas
shfaqjes së tullave të kuqe në shekullin e 12-të. Dhe gjithashtu keni goxha
mundësi blerjesh.
Pasaz Rozy mban një mban një vend të veçantë në
kujtesë, sidomos pasi zbulova që nuk ishte thjesht një gjë e bukur e rastësishme
por fshihej një histori. Bëhet fjalë për një ndërtesë të përbërë nga copëza të
vogla pasqyre, që pasqyrojnë dritën në mënyrë që rrugica brenda të jetë e ndriçuar.
E gjitha është krijuar nga artistja Joanna Rajkowska, inspiruar nga rrugëtimi i
vajzës së saj Roza, e cila vetëm kur ishte disa muajshe, u diagnostikua me
retinoblastomë, një formë të rrallë të kancerit të syrit.
Katedralja Alexander Nevsky është një kishë shumë
e lezetshme ortodokse, që me shumë mundësi do e vini re për shkak të arkitekturës
së saj neo-bizantine (po, unë dhe arkitektura e ndërtesave nuk ju ndahemi).
Adhurova ngjyrat që e bëjnë të dallojë nga shumica e strukturave të tjera
neutrale. Fakti që është kishë nuk do të thotë që duhet të jetë boring apo
jo?
Dhe një ndër muzetë e mi të preferuar është dhe
ai i artit kontemporan dhe modern në Lodz. Ka 3 degë kështu që është njësoj si
të vizitoni 3 muze dhe ju siguroj që do kënaqeni shume. Do gjeni gjithcka nga jeta
moderne e shekullit të 20-21, që nga arti abstrakt, fragmente filmi disturbing,
histori të përditshme dashurie, art feminist apo dhe shprehje për Instagram. Një
pasqyrë e plotë e botës moderne.
Dhe në
fund, por askush nuk e harron: rruga Piotrkowska. Është një nga rrugët më të
gjata komerciale në Europe dhe kur them e gjatë e kam fjalën për 4.2 km. Të
gjitha restorantet dhe baret kryesore janë aty, kështu që ju mbetet vetëm të
zgjidhni. Mos harroni të provoni krepërinë "Manekin", mundësisht që
ditën e parë.
Dhe siç jua përmenda, jeta e natës është super cool. Nëse nuk ju ngjit muzika polake si mua, keni mundësi zgjedhjeje që nga muzika komerciale anglisht, muzika reggateon apo house/techno. Ndoshta një herë tjetër do hymë dhe në "Historitë e një vajze që i pëlqejnë partyt", që në fakt përfundojnë më mësimë të vlefshme për jetën, por kryesori që duhet të dini kur jeni kudo në Poloni: mos bëni shaka me Soplicën.
Nëse
ndonjëherë vendosni që kur t'i hipni sërish avionit të jetë për në Poloni, jam
vetëm një mesazh larg për sugjerime më të detajuara. Hugs and dream big. ❤️
0 comments:
Post a Comment