Nuk angazhohemi më në një lidhje, por prapë vazhdon të na thyhet zemra




Shumica prej nesh janë single prej një kohe të gjatë. Nuk jemi në një lidhje të përkushtuar prej muajsh, ndoshta vitesh, ndoshta kurrë.

Por nuk ka kaluar shumë kohë që nga thyerja e fundit e zemrës. Jemi akoma duke kaluar një lidhje që për pak do realizohej, një “friends with benefits”, thjesht një natë apo një flirtim vere.  Po kërkojmë për qartësi, për përgjigje. Kemi vështirësi të lëmë pas një dashuri të vjetër që ndihet sikur na lanë, dhe pse kurrë nuk i dhamë emrin “i/e dashur”.

Kemi ndaluar së pasuri lidhje serioze- por nuk kemi ndaluar së pasuri zemra të thyera.

Logjika pas takimeve modern nuk bën sens. I shmangim lidhjet sepse shqetësohemi se mos ekspozojmë zemrën, se mos jemi shumë të ndjeshëm, se mos shprehim interest. Jemi një brez skeptikësh që është i frikësuar nga tradhëtia, gënjeshta apo braktisja. Frika jonë më e madhe është të lejojmë dikë afër nesh dhe më pas në fund ai të na lëndojë.

Shmangim angazhimin sepse po përpiqemi të ruajmë veten nga dhimbja e zemrës- por nuk bën asnjë diferencë sepse zemra jonë po thyhet gjithsesi. Po përjetojmë të gjithë vuajtet e një lidhjeje pa pasur asnjë nga përfitimet.

Kalojmë orë duke deshifruar mesazhet, duke u shfryrë te miqtë, duke derdhur lotë për dikë që kurrë nuk ka prezantuar te gjyshërit apo të na ketë blerë një dhuratë për ditëlindje apo të ketë pëshpëritur ato tre fjalët e shkurtra.

Përjetojmë xhelozinë dhe pasigurinë që vjen nga të dashurit dike, por e ruajmë veten nga gjërat e mira. Nga kërcimet e ngadalta në dasma. Nga të gatuarit biskota së bashku në kuzhinë. Nga të shtrënguarit njëri-tjetrin në kraharor dhe përqafimet nga pas. Po shkatërrojmë veten tonë. Po humbim diçka spektakolare.

Shmangim të dalim jashtë zonës sonë të komfortit, shmangim të qenit aty jashtë, shmangim të qenit i afeksionuar, sepse jemi mësuar të barazojmë dashurinë me dhimbjen. Kemi harruar sa mirë është të mbështetesh të dikush për të të çuar mesazhe të këndhsme çdo mëngjes dhe për të të mbajtur në krahë çdo natë.

Jemi lënduar më shumë herë sesa jemi dashuruar siç duhet, prandaj mendojmë më të keqen për lidhjet. Pyesim veten a ja vlejnë përpjekjet. I themi vetes se jemi më mirë pa dramën e tyre. Gënjejmë veten se të luash një lojë të sigurt është një opsion, ndërkohë që në realitet nuk e kontrollojmë dot se çfarë zemra do. Jemi të pafuqishëm.

Nuk angazhohemi më- por kjo nuk na ka ndaluar nga të pasurit zemrën e thyer. Shumica prej nesh ende mendojnë për dikë që s’kanë dalë kurrë në një takim. Shumica prej nesh po merr veten nga një lidhje që nuk ndodhi kurrë. Shumica prej nesh po qajnë për një person që kurrë nuk ka qenë i joni.

Duhet të ndalojmë së vrapuari larg ndjenjave tona.Duhet të ndalojmë së distancuari veten sa herë që një lidhje fillon të bëhet serioze. Nuk po e mbrojmë veten duke qëndruar single. Do na thyhet zemra në copëza gjithsesi.
Burimi: Holly Riordan për Thought Catalog

0 comments:

Post a Comment