Do guxim ta thuash këtë me zë të lartë. Të jesh gjithnjë ajo
që njerëzit e mbajnë si me vetëbesimin në qiell e pozitivitetin në skaje, ajo që
rrezaton bukuri dhe ajo që e do veten tej mase… dhe thuajse të trondit kur e
kupton se kohët e fundit s’ke qenë mirë, dhe arsyeja është pikërisht se je e
pasigurtë. E do veten, por ka filluar të të pëlqejë më pak. Nuk e sheh më të
bukurën aty ku dikur e admiroje. Rrjedhimisht humb besimin në vete, dhe kur kjo
ndodh realizon më pak në jetë.
Dhe je e pakënaqur, e pasigurtë…
Kjo nuk të vjen e shkruar në pasqyrën e tualetit, por fshihet
në detajet e përditshmërisë dhe është detyra jote ta shquash diku aty dhe ta
largosh me mënyrat e tua.
E kupton kur ke arritur në fotot e para 2 vjetëve të një
mikeshe në Instagram, që eshte ish-i i te dashurit tënd, dhe e vetmja gjë
që ke bërë është që ke thënë me mendje se pse nuk je si ajo? Ke krahasuar cilësinë
e fotove, veshjet, shprehjet nën të dhe madje këndin e dritës. Sigurisht aty tek
tuk, ke gjetur dhe komentet e tij që mungojnë në jetën tënde.
E kupton kur përpara publikimi të çdo pune që bën, duhet të
pyesësh me patjetër dikë “nëse është në rregull”.
E kupton kur fillon ta lësh veten pas dore, nuk i vë shumë
mend si dukesh jo sepse je rehat kështu dhe s’të intereson, por thjesht se të
duket e pakuptimtë. Të kanë të bere te besosh se “të bëhesh e bukur” kërkon të kesh dikë
për t’ja treguar dhe jo të jesh e zhytur në monotoni.
E kupton kur të humb dëshira për të bërë diçka, sepse nuk ke
besimin e zjarrtë në ëndrrat e tua.
E kupton kur një foto nuk quhet e vlefshme, nëse nuk të
shkruan ai. Disi të duhet një fjalë nga ai, për të afirmuar vlerën tënde dhe për
t’u ndjerë e dëshiruar.
Do të kesh flokët e asaj, zgjuarsinë e asaj tjetrës, dhe të
jesh po aq fotozhenike sa shoqja e asaj tjetrës. Kështu do të vlerësojë ai, dhe
ai tjetri dhe shoku i atij tjetrit.
E kupton sepse thjesht nuk je mirë.
Dhe duhet të ndalosh këtu. Me të gjitha vëniet në dyshim të
vetes tënde, aftësive dhe vlerave të tua.
Sepse nuk ka si ty. Dhe pse ndonjëherë zhytesh dhe fillon të
mos shohësh qartë, është koha të hapësh sytë. Ka gjëra që ti i bën më mirë se çdokush.
Ke një zemër aq të madhe, që pas çdo dështimi s’ka frikë të provojë dhe të
dashurojë sërish. Ke një mendje artistike që di ta shndërrojë dhimbjen në art.
Ke aftësinë të bësh të paktën një njeri të lumtur, thjesht me praninë tëndë.
Dhe që këto të jenë të vërteta, MJAFTON t’ja thuash ti vetes
çdo ditë. T’i kushtosh 5 minuta kohë vetes, për të bërë kombinimin e preferuar
dhe për të bërë një super set fotografik. Kjo për ta parë ti dhe që të kënaqesh
dhe mos ta hedhësh aspak në asnjë rrjet social. Të duash e të përqafosh dikë pa
pasur maninë e ta ndarit me të tjerët e për t’u thënë se “shiko unë jam e
lumtur.”
Ndonjëherë pas mendimeve tona fshihen shumë pasiguri, sa
krijojnë gënjeshtra që ne i besojmë.”- thotë një shprehje dhe ju lutem mos e lejoni
të ndodhë.
Besoni në magjinë brenda vetes.
Copyright: Lifewithanablog
Shumica prej nesh janë single prej një kohe të gjatë. Nuk jemi
në një lidhje të përkushtuar prej muajsh, ndoshta vitesh, ndoshta kurrë.
Por nuk ka kaluar shumë kohë që nga thyerja e fundit e zemrës.
Jemi akoma duke kaluar një lidhje që për pak do realizohej, një “friends with
benefits”, thjesht një natë apo një flirtim vere. Po kërkojmë për qartësi, për përgjigje. Kemi
vështirësi të lëmë pas një dashuri të vjetër që ndihet sikur na lanë, dhe pse
kurrë nuk i dhamë emrin “i/e dashur”.
Kemi ndaluar së pasuri lidhje serioze- por nuk kemi ndaluar
së pasuri zemra të thyera.
Logjika pas takimeve modern nuk bën sens. I shmangim lidhjet
sepse shqetësohemi se mos ekspozojmë zemrën, se mos jemi shumë të ndjeshëm, se
mos shprehim interest. Jemi një brez skeptikësh që është i frikësuar nga tradhëtia,
gënjeshta apo braktisja. Frika jonë më e madhe është të lejojmë dikë afër nesh
dhe më pas në fund ai të na lëndojë.
Shmangim angazhimin sepse po përpiqemi të ruajmë veten nga
dhimbja e zemrës- por nuk bën asnjë diferencë sepse zemra jonë po thyhet
gjithsesi. Po përjetojmë të gjithë vuajtet e një lidhjeje pa pasur asnjë nga përfitimet.
Kalojmë orë duke deshifruar mesazhet, duke u shfryrë te miqtë,
duke derdhur lotë për dikë që kurrë nuk ka prezantuar te gjyshërit apo të na
ketë blerë një dhuratë për ditëlindje apo të ketë pëshpëritur ato tre fjalët e
shkurtra.
Përjetojmë xhelozinë dhe pasigurinë që vjen nga të dashurit
dike, por e ruajmë veten nga gjërat e mira. Nga kërcimet e ngadalta në dasma.
Nga të gatuarit biskota së bashku në kuzhinë. Nga të shtrënguarit njëri-tjetrin
në kraharor dhe përqafimet nga pas. Po shkatërrojmë veten tonë. Po humbim diçka
spektakolare.
Shmangim të dalim jashtë zonës sonë të komfortit, shmangim të
qenit aty jashtë, shmangim të qenit i afeksionuar, sepse jemi mësuar të barazojmë
dashurinë me dhimbjen. Kemi harruar sa mirë është të mbështetesh të dikush për
të të çuar mesazhe të këndhsme çdo mëngjes dhe për të të mbajtur në krahë çdo
natë.
Jemi lënduar më shumë herë sesa jemi dashuruar siç duhet,
prandaj mendojmë më të keqen për lidhjet. Pyesim veten a ja vlejnë përpjekjet.
I themi vetes se jemi më mirë pa dramën e tyre. Gënjejmë veten se të luash një
lojë të sigurt është një opsion, ndërkohë që në realitet nuk e kontrollojmë dot
se çfarë zemra do. Jemi të pafuqishëm.
Nuk angazhohemi më- por kjo nuk na ka ndaluar nga të pasurit
zemrën e thyer. Shumica prej nesh ende mendojnë për dikë që s’kanë dalë kurrë në
një takim. Shumica prej nesh po merr veten nga një lidhje që nuk ndodhi kurrë.
Shumica prej nesh po qajnë për një person që kurrë nuk ka qenë i joni.
Duhet të ndalojmë së vrapuari larg ndjenjave tona.Duhet të
ndalojmë së distancuari veten sa herë që një lidhje fillon të bëhet serioze.
Nuk po e mbrojmë veten duke qëndruar single. Do na thyhet zemra në copëza
gjithsesi.
Burimi: Holly Riordan për Thought Catalog