Ata kthehen, gjithmonë!



Ata kthehen dhe ti qesh.

Kthehen gjithnje dhe kjo të provohet vazhdimisht.

Kthehen kur kuptojne se si dashurinë tënde nuk mund ta gjejnë askund tjetër. Jo sepse ti je më e bukura, më e mira, më e dashura, më e zgjuara. Por sepse ti flisje gjuhën e zemrës së tyre. E ndiejnë mungesën që në fillime pasi të kanë larguar, por ose nuk e kuptojnë ose nuk duan ta kuptojnë arsyen pse. E koha kalon dhe fillon t’I mungosh si dreqi. Kujtojnë kohët kur të kishin pa kushte dhe si e morën të mirëqenë. Kthehen sepse ti i kuptoje. I rikujtohen imazhet kur ti buzëqeshje me gjithë shpirt për arritjet e tyre, sepse gjithnjë i shtyje në më të mirën e tyre. Ndiejnë ashtu me vështirësi përqafimin tënd energjik mëngjeseve dhe pozitivitetin në shikime që i shoqëronte gjatë ditës. Dëgjojnë si oshëtimë fjalët më të ndjera dhe të sinqerta, madje dhe të bërtiturat e tua gjatë zënkave. Kthehen e dashur, gjithnjë, sepse ishe e vetmja që i pyesje “si je” miliona herë dhe të interesonte përgjigja. Edhe pse në fakt e kuptoje dhe pa ta thënë ata, dhe vetëm ashtu siç ti dije i riktheje ngjyrat. E morën dikur “diellin” si të mirëqenë kur ishte i gatshëm të luftonte çdo re, vetëm për ta.

Tashmë janë me tjetrën që realisht i do pafund. Por nuk ja di shpirtin si ty zemër. Ato nuk i kuptojnë dot kur flasin pafund për pasionet e tyre të çuditshme dhe as shakatë nuk i bëjnë të qeshin njësoj. Madje madje, as me nerva nuk arrijnë t’i bëjnë siç bëje ti dhe vetëm pasi disa orësh qeshnit me veten dhe riktheheshit sërish.

Rikthehen sepse si dreqin mos t’i mungojë dikush që ishte aty për ta më shumë se ata ishin për veten e tyre? Rikthehen kur ti je shumë larg dhe nuk i kthen më sytë pas, kur nuk i dedikon më as këngë e as shkrime, sepse rrallë të kalojnë nëpërmend tashmë. “Të humbur” pa ty, pa këshillat e tua që dikur i dukeshin të tepruara, pa motivimin që mund t’ja dilnin çfarëdo ëndrre të çmendur të kishin.
Ti tashmë je diku tjetër, ndoshta edhe me dikë tjetër. Ndoshta edhe ky i ngjan atyre, ndoshta ke vendosur diçka tjetër për jetën tënde tani. Por një gjë është e sigurt, kur ata të jenë në pikën më të largët të horizontit të mendjes tënde, pikërisht atëherë do rikthehen. Do fillojnë të shfaqen “rastësisht” në vendet që frekuenton, tek tuk do gjesh dhe dedikime në rrjetet sociale. Madje do vazhdojnë të pyesin për ty, me shpresën se të paktën do kenë një copëz shije nga jeta jote “e re”. Dhe sigurisht që do i thonë çdokujt që rastisin në rrugë se ti dikur i ke dashur aq shumë, sepse për një moment duan të ndihen sikur i përkasin dikujt në këtë botë. Por vetëm diçka, sa herë ta bëjnë, do të ishte mirë të shtonin dhe 3 fjalë “Por jo më”.

Sepse ata kthehen gjithnjë, gjthnjë! Ata ishin bota jote, por jo më, jo më !

©Lifewithanablog

0 comments:

Post a Comment