Cdo gjë që ju duhet për kujdesin ndaj fytyrës


E pastër, e butë dhe e shëndetshme vetëm me disa hapa.

Kujdesi për lëkurën dhe fytyrën është një rutinë që secili prej nesh duhet ta ketë prioritet. Një fytyrë e pastër na bën të ndihemi më mirë dhe më të shëndetshme. Më poshtë do ju tregoj se cilat kanë qenë produktet që unë kam përdorur dhe jua sugjeroj, sa shpesh ti përdorni dhe pse dhe se ku mund ti gjeni në Tiranë.
  •  Këshilla ime e parë dhe më e rëndësishmja është mos flini asnjëherë me makeup. E di qe e keni dëgjuar me miliona herë, por dhe unë kështu e injoroja dikur sa herë e lexoja. Një rrëfim për të cilin s’jam dhe aq krenare, kam qenë nga ato që përtonte dhe flinte me makeup derisa fillova të detyroja veten. Më besoni, ndryshimi dallohet që në javët e para. Lëreni fytyrën tuaj të marrë frymë lirshëm dhe ajo do ju falenderojë.
  • Lani fytyrën dy herë në ditë: një herë në mëngjes dhe një herë në darkë (edhe nqs nuk keni vendosur makeup gjatë ditës). Përdorni një larës të përshtashëm për fytyrën tuaj.Unë personalisht gjithmonë ka përdorur “Nivea- Daily Wash Scrub” i cili ndihmon për të hapur poret e bllokuara dhe për të parandaluar papastërtitë, gjithashtu lë një ndjesi freskie në fytyrë. Në Tiranë dhe Durrës mund ta gjeni lehtësisht tek Rossmann me një cmim më pak se 1000 lekë. 

Muajin e fundit përdora “Clinique- Extra Gentle Cleansing Foam” i cili është perfekt per fytyrat e ndjeshme. Nëse e blini online në faqen e Clinique kushton vetëm 2200 lekë.(125 ml) 


Gjithashtu edhe “Chanel Foaming Gel Cleanser”( 150 ml-4500 lekë) që mund ta gjeni në Tiranë në : 
  1. Etos
  2. Beauty Point 
  3.  Beauty and the city (Toptani dhe TEG)
Gjithashtu e gjeni ne Vlorë dhe Shkodër tek Etos dhe Beauty Point. Në Durrës mund ta gjeni tek Eau d’amour. Tek keto pika mund të gjeni cdo produkt Chanel duke filluar nga produktet e kujdesit për lëkurën, makeup dhe parfumet. Është brandi im i preferuar i të gjitha kohërave me një cilësi të pakrahasueshme.

  • Toner. Pasi të keni larë fytyrën në mëngjes, dhe në lekurë të thatë aplikoni toner. Mos harroni: gjithnjë përpara kremit te fytyrës apo hidratantit! Ai e përgatit lëkurën për t’i aplikuar ato në vazhdim, dhe heq yndyrën e tepërt apo cdo papastërti që mund të ketë ngelur pas larjes së fytyrës. Aplikojeni cdo ditë. I vetmi që kam përdorur dhe kam ngelur tepër e kënaqur është “Chanel- Fresh Mattifying Toner”( 8500 lekë, por ju zgjat disa muaj :P ).E gjeni në pikat e lartpërmendura.

 Serumi me acid hialuronik është një tjetër produkt që jua rekomandoj. Ai riparon dhe mbron indet e lëkurës dhe ndihmon në hidratimin e lëkurës. Aplikojeni në fytyrë të pastër. Nëse do aplikoni makeup më pas, lëreni 10 min që lëkura ta përthithi. Mund ta përdorni cdo ditë ose njëherë në dy ditë. Momentalisht po përdor atë të Juliette Armand Albania, i cili kushton 31.5 euro.(20 ml) I gjeni në Tiranë dhe mund të kontaktoni në faqen e tyre të Instagramit për cdo produkt.
  • Gjithashtu një herë në 3 ditë, ose të paktën një herë në javë bëni një maskë fytyrë. Në varësi të asaj cka kërkoni, mund të jetë maskë për hidratim, pastrim të thellë, heqjen e yndyrës etj. Unë do ju sugjeroja tre:
  1. Chanel Purifying Cream Mask. (75 ml- 6000 lekë)
  2.  Chlorophyll Mask te Juliette Armand (50 ml- 19.5 euro/2450 lekë)
  3. Tea Tree Face Mask te The body Shop (100 ml) (E gjeni online ne faqen e The Body Shop per 1850 leke)


Të gjitha produktet e mësipërme janë produkte që unë i kam përdorur dhe gjithnjë fytyra ime më ka falenderuar. Kujdesuni që të ndiqni një rutinë strikte sepse diferenca dallohet shumë shpejt nëse e lini pas dore.(Shembulli im kohët e fundit :P) Dhe ne verë gjithnjë përdorni krem me SPF!!!!
Për produktet e Makeup do flasim një herë tjetër.
Shumë dashuri, Ana.

0 comments:

Post a Comment