Kur ai të tradhëton...



Kur ai të tradhëton, vajzë e dashur largohu.

Së pari, duhet të arrish të kuptosh që nuk ka asgjë që nuk shkon me ty. Ti je e bukur, e zgjuar dhe e cmuar në tërësinë tënde. Dashuria jote dhe gjithcka bëre janë për tu vlerësuar. Nuk ishte as faji dhe as gabimi yt. Thjesht kjo marrëdhënie me ngritjet e uljet e veta, përfundoi këtu sepse duhet që të dyja palet të duan të jenë së bashku. Dhe ai mesa duket, as nuk e kuptoi dhe as e vlerësoi cfarë ka në krahë.

Së dyti, mos u mundo të rregullosh atë që ai prishi. Normalisht që ai do të thotë fjalë të bukura, do kërkojë shanse të dyta e do justifikohet. Patjetër që duhet të  bisedoni, në mënyrë që kur të ecësh përpara ta kesh më të lehtë. Por e dashur, duhet të kesh aq respekt për veten tënde sa të largohesh nga ai. Jam e bindur që mund  të gjesh 1000 mënyra që ta mbash atë "të lidhur" pas teje, por pse? Pse do afër vetes dikë që nuk do të jetë aty? Je e fortë dhe e zgjuar mjaftueshëm sa të largohesh, dhe të jesh e lumtur me veten tënde.

Së treti, mos hidh fajet tek personat e tretë. Ajo tjetra me të vërtetë bëri dicka që s'është moralisht e drejtë,por nuk të takon ty të hidhesh kundër saj. Gabimi më i madh që mund të bësh është të vazhdosh të qëndrosh në atë lidhje, dhe t’i kundërvihesh asaj tjetrës. Pas saj, do vijë një tjetër dhe një tjetër dhe një tjetër, a nuk e kupton që s’janë ato problemi por ai që ke në krahë? Nuk ishte detyra e saj të bënte lidhjen tuaj të funksiononte. Një mashkull që të do, edhe tundimi më i madh në botë t'i afrohej, përsëri nuk do të tradhëtonte. I vetmi premtim që u thye ishte i tij, as i asaj dhe i askujt tjetër. Veprim i saj nuk justifikohet, por nuk je ti që duhet ti japësh peshën e gjykimit. Fundja, cdo histori ka disa versione dhe fjalët e veprimet e tua të nxituara mund të jenë gabim që lëndojnë përtej asaj që mendon ti.

Dhe mos u mundo të marrësh hak. Largohu prej atij, prej gjithckaje që s'është e mirë për ty dhe mos u hidh menjëherë në një lidhje tjetër. Kjo nuk tregon aspak aftësi.

Kushtoji kohë vetes tënde, gjërave që do dhe të bëjnë me të vërtetë të lumtur. Mos u shndërro në një njeri negativ plot mllef dhe urrejtje. Mos e humb bukurinë tënde.

Beso përsëri në dashuri, sepse nuk mund të lësh një djalë, të diktojë jetën tënde.
Ajo është vetëm në dorën tënde.


0 comments:

Post a Comment