Përherë njësoj



Të zgjata dorën sikur s’të kisha urryer kurrë…

Ndonjëherë pritja për diçka ose dikë, ose më saktë diçka nga dikush, nuk është edhe aq e ëmbël, por ti sot, aty përballë meje, justifikonte çdo gjë. Ti gjithnjë ke qenë qetësi për shpirtin; edhe sot kur të pashë në sy sërish.

Të zgjata dorën sikur s’të kisha urryer kurrë, sikur s’të kisha mallkuar për ditët që më bëre të qaj. Dhe ti ma shtrëngove sikur të më kishe dashur përherë. Të dy duke gënjyer veten, ose njëri-tjetrin. 

Shpresoj që sot sadopak të kesh kuptuar ato ç’ka s’më dhe kurrë mundësinë të t’i tregoja. Shpresoj të të kem bërë të mendosh. E në fakt, shpresoj të jetë fundi. Një fund që i ngjason më tepër një fillimi, një fillim që kurrë se patëm.

Por ndërkohë që shpresa vdes e fundit, nuk mund ta gënjej veten. Duhet të të them që sot u ndjeva përsëri e lumtur, ashtu sic vetëm ti di të më bësh. Lumturinë time e lidh me shikimet e tua, kështu do kem përherë një copëz dashurie me vete. Do kem me vete një copëz që edhe kur gjërat të jenë buzë greminës, të më bëjë të kapem pas një shkëmbi dhe të rezistoj.

Gjërat e bukura vinë pa u ndjerë, e më vonë ta kthejnë jetën në një vrull magjie. Dhe magjia prishet në formë kur akrepat e orës bashkohen, por ajo, ajo qëndron gjithnjë brenda nesh.

Sot kisha përsëri horizontin tim, për të më kujtuar se brenda meje kam magji dhe se mund të jem e lumtur, se mund të kem besim në vetvete.


E kështu disa gjëra mbeten përherë njësoj, sado që koha të kalojë.

Me shume dashuri, Ana.
Photo source: Tumblr

0 comments:

Post a Comment