Rikthime


Rikthime te siluetes se tij.


A ju ka ndodhur ndonjëherë të kuptoni që keni humbur një njeri përgjithmonë, dhe këtë herë nuk ka më kthim?  Nuk ka pajtime, nuk ka as shpresë pas së cilësh të kapesh, nuk ka asnjë ëndërr për të ëndërruar. 

Është shkatërruese, apo jo? Ndihet sikur çdo qelizë e jotja i përket atij, por kurrë nuk e arriti dashurinë e tij. Por s’ka gjë.  Mjaftonte, sepse unë ende mund të qëndroja aty për aq kohë sa ti ishe horizonti im. Për aq kohë sa unë mund të ecja drej teje, edhe pse ti veniteshe sapo të afrohesha. Por kjo ishte e mjaftueshme për mua për të të dashur.

Por tani, çfarë dreqin duhet të bëj? Kur tërë bota ime është shembur? Kur trupin e kaplojnë drithërima, sa herë që dikush përmend emrin tënd? Çfarë dreqin duhet të bëj tani që ti je zhdukur, njëherë e përgjithmonë?

Sepse nuk mundem më. Pa siluetën tënde, jam e humbur, e mjerë.

Çdo vend ku shkoj, mban kujtime që më pushtojnë mendimet dhe befas as nuk mundem të marr frymë. Vazhdimisht është sikur të dëgjoj zëra, zëra që  i kanë mësuar përmendësh fjalët e tua dhe m’i përsërisin ato gjatë gjithë kohës. Nuk mundem të harroj ngjyrat,detajet e asaj dite kur t’i ishe aty për mua dhe cdo gjë ishte në rregull.Nuk mundem as të harroj buzëqeshjet e shkëmbyera me aq ciltërsi, sepse ende nuk e kam kuptuar se ku dreqin gabuam.Nuk mundem t'i harroj ditët e zymëta, të cilat arrije t’i zbukuroje ti. Nuk mundem të harroj se si falë teje, mësova të doja veten, mësova të isha versioni im më i mirë dhe se mund të arrija gjitchka që doja. Por mbi të gjitha nuk mundem ta harroj mënyrën se si më ke lënduar, sepse plagët janë ende kudo. Sepse në fakt, do ta bëja përsëri. Për ty, një milion herë dashuri.

Më thuaj, si mund të vazhdoj unë përpara  kur kam gjithçka që të përket ty, por ti nuk je më?

Sinqerisht, një ditë do e kuptosh. Do e kuptosh se për ty kam pasur një dashuri për të cilën gjithësia lutet. Do e kuptosh se ti ishe jeta ime dhe të humba. Do e kuptosh sa më lëndove dhe se as fjalët nuk ishin më të mjaftueshme për të shëruar.

Një ditë, do dish për cdo letër që të kam shkruar me shpresën që ti do qëndroje dhe...ti ike.

Fotografia nga Mehran Djo

0 comments:

Post a Comment