Zhytje në ekzistencializëm


Filozofi që nuk humbasin, teori që ecin me ekzistencën e njeriut…

Një shekull më vonë, por ende ekzistencializmi zë vend në kuptimin e asaj çka ne jetojmë. Ajo që në shekullin XX u krijua si lëvizje ose frymë e re, është sot një qasje filozofike që e cilëson individin të lirë të ekzistojë dhe përgjegjës për jetën e tij. I pari ekzistencialist njihet Søren Kierkegaard, por që u pasua nga filozofë të mirënjohur, për të formuar atë çka ne sot e shohim si teori. Pak standarde, pak tradita, pak të vërteta absolute, por parimet kryesore janë:
  •  Ekzistenca paraprin esencën 

Ekzistenca


Ky individ ekziston dhe më pas vetë ai krijon esencën
Esenca
Individi
Përgjegjshmëria
Pavarësia
I vetëdijshëm
Emërtime
Role
Stereotipe
Kategorizime

First you exist, then you define yourself.”
  • Ndërgjegja njerëzore

Çdokush duhet të jetë i vërtetë me vetveten.
  • Absurdi

Nuk ka asgjë absolute dhe asnjë kuptim në botë, përvec atij që ne zgjedhim t’i japim.

There is no such thing as a good or bad person. What happens, happens and it may happen to everyone.”
  • Limite dhe liri

Cdo njeri ka disa limite që janë gjërat që ti nuk i zgjedh dot ( si për shembull vendi i lindjes etj.). Por liria e individit qëndron në faktin se këto limite nuk të përcaktojnë ty.

Ekzistencialistët bazohen në subjektivitet, në individualizëm. Kierkegaard ka thënë se logjika njerëzore ka kufij. Kjo do të thotë se ajo është e pamjaftueshme, dhe individi merr vendime mbi bazën e ndjenjave, emocioneve, dëshirave.

Sartre është një ndër shkrimtarët që njihet si përfaqësues i kësaj filozofie. Ai mbështet mendimin se momenti ekzistencial vjen kur kuptojmë për herë të parë se çdo  zgjidhje është e jona dhe ne jemi përgjegjës për veten tonë.

Influenca shihet edhe në art ose në psikologji. Shumë filma ose shfaqje teatrale kanë elementë të momenteve ekzistenciale. Fight Club apo The Shawshank Redemption janë dy filma që ja vlen të shikohen. Ndërkohë që edhe në letërsi, janë veprat e pakrahasueshme të Sartre, Camus, Kafkës apo Herman Hesse.

Cdo pjesë e historisë dhe e evolucionit njerëzor ka  lënë gjurmë në formimin e shoqërisë sonë. E rëndësishmë është të njohim copëza nga të gjitha dhe të përqafojmë ato që duhen për të formuar “individin tonë”



0 comments:

Post a Comment