Aroma e gjetheve të limonit


Pasi tmerri nazist përfundoi, çfarë mbeti vallë? Një rrëfim rrënqethës i një të shkuare reale, përshkrim i historive të përjetuara, ana tjetër që historia ngurron ta tregojë. 


Titulli: Aroma e gjetheve të limonit
Autori : Clara Sanchez
Numri i faqeve : 400
Cmimi : 1000 lekë
Zhanri: Triller psikologjik
ISBN 978-99943-0-345-8
Botime Dudaj 2014

Historia nis me Sandrën, një 30 vjeçare shtatzanë që vendos të shpërngulet në bregdet, sepse duhet të kuptojë se çfarë do me të vërtetë në jetë. E rastësisht, aty takon një çift 80 vjeçarësh me të cilët miqësohet shumë dhe ata janë tashmë si gjyshërit e saj. Por më pas shfaqet Huliani, një i moshuar me një mision, një i mbijetuar i kampeve të përqëndrimit që sjell në shesh shumë të vërteta. Të vërteta të frikshme, që ndiqen nga një udhëtim me plot të papritura. A do ti besojë Sandra Hulianit? Si do të shkojë fati i personazheve? Kjo mbetet veçse për t’u zbuluar.


Do mbetet një ndër librat më të bukur që kam lexuar. Është nga ata që në asnjë momënt nuk të mërzisin sepse kanë një rrjedhë ngjarjesh plot me konflikt, tension, mister në çdo moment. Nga ata libra që të bëjnë të përfshihesh aq shumë, sa ankthi, emocioni dhe ndjenjat e personazheve të kaplojnë dhe ty.

Karakteristika e këtij libri që e bën akoma më të veçantë, është fakti që historia tregohet nga këndvështrimet e dy personazheve: Hulianit dhe Sandrës. Një përshkrim intensiv, me sinqeritetin njerëzor përballë sfidës së historisë, njeriun dhe ekstremet e tij.

 “ …Mendojmë se na bën dëm vetëm ajo çka dimë që na bën dëm, por ka një mori kujtimesh dhe shëmbëlltyrash që shkaktojnë një melankoli të madhe ngase nuk ua rrokim dot kuptimin…”

Ju mbetet vetëm ta lexoni. Ju premtoj që nuk do zhgënjeheni.

0 comments:

Post a Comment