Back to school Beauty routine

                     
                        Rutina jonë e bukurisë në mënyrë që të ndihemi dhe të dukemi mirë.  


Hey. Shpresoj të keni kaluar një verë të paharrueshme. Shkolla po afron, dhe pavarësisht përgatitjeve të përhershme,nuk duhet të harrojmë dhe kujdesin për fytyrën,trupin dhe flokët.Cdokush duhet të ketë rutinën e tij të bukurisë në mënyrë që të ndihemi dhe të dukemi mirë.  Më poshtë po ju tregoj shkurtimisht rutinën që unë ndjek dhe produktet që unë përdor  dhe disa adresa online ku mund t’i blini( cilësia e tyre dhe përdorimi sic duhet ka po aq rëndësi)
  •  KUJDESI PËR FYTYRËN
Lëkura e fytyrës është tepër delikate dhe kërkon një kujdes më të vecantë. Si fillim,nuk duhet të harrojmë ta lajmë me një larës të përshtatshëm për llojin e lëkurës sonë,2 herë në ditë. Është mirë që fytyra të lahet në mëngjes për t’u dhënë freski gjatë ditës dhe në darkë ose sapo ktheheni në shtëpi në mënyrë që të pastroni makeup dhe fytyra juaj të marrë frymë përsëri.  Pas larjes së fytyrës,në mëngjes aplikoni edhe toner.

Xheli larës Chanel  (Buy online)


Toner Chanel (Buy online)


Gjithashtu  scrubi dhe maska e e fytyrës 1 herë në javë janë të domosdoshëm. Nëse keni një lëkurë pak më problematike, scrubi dhe maska mund të aplikohen edhe deri 3 herë në javë. Ato mund t’i blini në çdo dyqan kozmetike ,por mund t’i përgatisni edhe në kushtë shtëpie me përbërës natyralë.  

Maska e fytyrës Chanel (Buy online )


  •  MAKEUP-I I PËRDITSHËM
Tashmë edhe makijazhi është bërë i pandashëm. Përdorimi ose jo i tij është në varësi të preferencave dhe gjithashtu, se si zgjohemi në mëngjes dhe energjitë për ditën që na pret.  Më poshtë po listoj disa produkte të cilat përdor,të cilat ju siguroj se janë një bekim për cdo njeri që adhuron makeup.


o   Fondatina ose kremi pudër (Foundation) L'OREAL Paris 


o   Pudra e shkrifët (Powder)(Chanel)


o   Pluhuri i syve (Eyeshadow)


o   Rimeli (Mascara) Essence


o   Zbutës buzësh (Lip balm) EOS


o   Shkëlqyes buzësh (Lip gloss) Chanel (Buy online )


o   Buzëkuq (Lipstick) Chanel (Buy online)


  •        KUJDESI PËR TRUPIN   
Për trupin duhet të kujdesemi vazhdimisht që të jetë në formën e duhur. Larja e tij cdo ditë dhe çdo jave aplikimi i nje scrub për të është ajo çka i nevojitet. Gjithashtu kremi për trupin nuk duhet të mungojë. Lëkura jonë nuk duhet të jetë asnjëherë e dehidratuar.
  • Kremi per trupin Bath and Body works

  •   KUJDESI PER FLOKET
Lloji dhe gjendja e flokut përcaktojnë një rutinë më vete. Por përgjithësisht është mirë t’i lani njëherë në 2 ditë me shampoo dhe balsam ose 2n1. Dhe gjithashtu maska për flokët një herë në javë i ushqen ato me lëndët e nevojshme.
  • Maska për flokët Garnier Fructis


  •   KUJDESI PER THONJTE
Ah,shpesh herë i anashkalojmë (Sidomos unë),por janë ai detaji që bën diferencën. Është mirë që të jenë gjithnjë të pastër, në gjatësinë e duhur dhe të lyër ose jo.  Thonjtë e ngrënë ose manikyri i shkatërruar janë një JO gjigande. 
  • Manikyri im i preferuar Chanel
Këto pra ishin shkurtimisht disa nga produktet dhe mënyra se si unë i përdor.  Janë produkte cilësore të cilat përvecse mund t’i blini online ose jashtë vendit, mund t’i gjeni edhe në Tiranë.

Produktet e Chanel mund t’i gjeni te BeautyPoint te sheshi Wilson, QTU, TEG. Ndërsa produktet e tjera(Essence,Garnier Fructis) mund t’i gjeni në çdo pikë te Rossmann& Lala.

Duhet pasur parasysh që për çdo njeri, rutina është e veçantë e po ashtu çdo produkt duhet përshtatur sipas karakteristikave të tyre. E rëndësishme është që këtë vit të ri shkollor e në vazhdim,ta rinisim me energji të reja dhe një kujdes për veten.

P.s  Postime të tjera për rikthimin në shkollë po vijnë,kështu që nuk po ju uroj suksese që tani.

SHUME DASHURI PER JU
ANA 

0 comments:

Post a Comment