4 kombinime për rikthimin në shkollë


Vetëm për sot, ne do jemi këshillueset tuaja të imazhit,e ju do shkëlqeni këtë vit shkollor. Por si?

Tashmë më pak se një javë na ndan nga fillimi i shkollës dhe përvec gjithçkaje tjetër, një hapësirë e veçantë mendimesh udhëhiqet nga pyetja “Po ç’të vesh ditën e parë?”. Pavarësisht nëse fillon mësimin në një shkollë të re apo tek e njëjta, zgjedhja e veshjes është stres më vete. (Të paktën sa për ditën e parë, pasi më vonë xhinset dhe një bluzë e shoqëruar me një fytyrë në kërkim të dëshpëruar të gjumit, do jenë gjithnjë me ne.)

Ndryshe nga postimet e tjera, ky ofron një ndihmë më të gjerë për ju, një hapësirë zgjedhjeje për çdokënd. Të punoje me ato ishte një kënaqësi më vete. Kush janë ato?  Ndoshta vetëm për sot, ne do jemi këshillueset tuaja të imazhit, kështu që vazhdoni lexoni.
  • Epo, kjo jam unë, thjesht unë.

Ka nga ata që atmosfera e fillimit të shkollës i ngjason më shumë me “New year, new me”. Një ndryshim imazhi, si për shembull një prerje flokësh është një mundësi rifillimi. Për t’u larguar nga  përditshmëria që na pret, fundet janë gjithnjë një zgjedhje e duhur. Unë kam zgjedhur një fund blu me pala, të përshtashëm për në shkollë. Fundet tip “skater skirt”, ato me material kamoshi ose edhe fundet e gjatë maxi janë një zgjedhje e këndshme. Mjafton të kombinohen me një bluzë të thjeshtë qoftë një ngjyrëshe apo edhe të stilit vintage. Këpucët e sheshta, sandalet apo edhe atletet janë gjithnjë të duhurat.

Këpucët- LC Waikiki
Çanta- Francinel Paris




  •    Arla Cenomeri, the happy girl  (Instagram)

Ndoshta rregullat nuk lejojnë pantallona të shkurtra, por who cares? Dita e parë është perfekte për shprehjen “ Rregullat janë bërë për tu thyer”. Kominoshet janë zgjedhja më e freskët për ditët ende të nxehta të shtatorit. Mos harroni çantën e shpinës që duhet të jetë pjesëza plotësuese e jotja si një “school girl”.

Kominoshet- H&M
Bluzja- H&M
Këpucët- Superstar



  •     Sabrina Zajmi, the friendly girl (Instagram)

Ose rehatia mbi të gjitha. Xhinset të stilit boyfriend të shoqëruara me një bluzë me vija nuk do ju hanë shumë kohë në mëngjes. Nëse xhinset e tilla i ke lënë për vazhdimin e vitit, pantallonat më formale ose ato me katrorë, s’janë asnjëherë të tepruara për ditën e parë.

Bluzja- Puma
Këpucët- Vans



  • ·         Fiona Katana, the shiny girl (Instagram

Xhinset e ngushta por me një bel të lartë, me një kanatjere të thjeshtë e bëjnë Fionën të shkëlqejë, madje mund të të bëjnë edhe ty. Mund të zgjidhni dhe xhinset e errëta me detajin e palosur në fund, bashke më një graphic tee ose një bluzë polo.

Xhinset- Pull&Bear
Kanatjera- Zara
Këpucët- Adidas
Çanta- Nike





E nëse je vajza e fustaneve, fustanet verore, ato xhins ose një fustan i thjeshtë i bardhë, do e mbajnë verën me ty edhe ditën e parë. Gjithsesi, një ditë duhet ta lëmë të shkojë sepse “sweater weather” po na pret.

Pra, shiko se sa mundësi zgjedhjesh ke. E rëndësishme është që ti të mos jesh si unë, apo si Arla me një buzëqeshje,apo si Sabrina dhe Fiona. Ti duhet të jesh ti në versionin më të mirë, me veshjen që të bën të ndihesh e lumtur dhe rehat, dhe duhet të kesh gjithnjë brenda teje vetëbesimin dhe ciltërsinë që të karakterizon.

Veç ti ke rëndësi, kështu që nxirre nga garderoba atë veshjen që të pëlqen dhe mos e mendo dy herë. Ne po presim të të shohim.

Lots of love, Ana. 
PHOTOGRAPHY BY DIONA ÇEÇO (She is the best) 

2 comments: