Pasdite në ekspozitë



Jeni të ftuar në festën e hapjes së një ekspozite dhe nuk dini cfarë të vishni? Epo për këtë ja ku jam unë.


Shpeshherë kur duam ti arratisemi rutinës së kryeqytetit, zgjedhim një mundësi argëtimi në eventet që zhvillohen. E një pasdite ndryshe dhe tepër e këndshme, është dhe vizita në hapjen e një ekspozite. Dhe po kështu, mbledh shoqërinë dhe fillojne menjëherë ato bisedat në group chat për çdo detaj. Dhe boom, problemi i përhershëm: Po çfarë do veshim?
-Ndoshta ai fustani është tepër zyrtar…
- Uhm nuk mund të vishem si përditë…
- S’kam absolutisht asgjë, mos të iki fare?
Dhe pikërisht për këtë, ju vjen në ndihmë ky postim. Më poshtë do ju paraqes tre ide veshjesh me të cilat dukesh bukur,janë të pershtatshme për një festë ekspozitë dhe mbi të gjitha janë të rehatshme.
Në këtë postim, nuk jam vetëm. Falenderoj 2 shoqet e mia, Egla Koçin dhe Sidorela Brahaj që me stilin dhe entuziazmin e tyre, nuk ngurruan të ishin pjesë e këtij postimi. Fillojmë?
1-   Me,the chic girl
Nje jumpsuit i shkurtër me një çante krahu dhe këpucë balerine janë kombinimi perfekt për të qenë chic. Ngjyra ushtarake, së bashku me të bardhën dhe blunë jane ndër ngjyrat më in të kësaj vere. Një çantë  krahu me element metalik është gjithmonë e përshtashme dhe për orët më të vona të mbrëmjes. Dhe e gjitha kjo veshje, e shoqëruar me aksesorë të thjeshtë si një varëse me një simbol ose disa unaza në një gisht, dhe një topuz të çrregullt që i jep një pamje pak më të përditshme, është ajo që të duhet.
Jumpsuit- H&M
Canta- H&M
  Ekspozita "Tirana Zbuluar"





2-      Egla,the cool girl
Keni kohë që mbani në garderobë ato paliçetat e shkurtra, pa pasur mundësi ti vishni? Nxirrini menjeherë dhe së bashku me një bluze me mëngë të shkurtra që është mirë të jetë një-ngjyrëshe ose me vija, do jeni the cool girl e ekspozitës. Xhinsi i hapur e me të çara është një opsion perfekt si trend i 2016. Mund t’i vishni me atlete të bardha që ju ofrojnë rehati, por dhe stil. Përveç aksesorëve si vëthë të thjeshtë, kapja e flokëve në dy bishtaleca ju jep një pamje më playful dhe… cool. Ah, mos harroni të vishni buzëqeshjen tuaj më të bukur.
Palicetat- Tally Weijl
Bluza- Stradivarius
Atletet- Nike



3-      The comfy Ela
 Jeni tepër përtace për t’u marrë me kaq shumë detaje? Preferoni të ndiheni rehat sesa të jeni in? Epo, mund t’i bëni të dyja duke veshur pantallona të zeza të ngushta me një bluzë me një logo/shkrim mbi të dhe atlete. Mjafton të kombinoni veshjen, të vendosni varësen e përditshme dhe nisuni. Mos harroni syzet stylish, që me këtë diell të  çmendur janë shpëtimtaret tuaja moderne.
Pantallona- Defile
Bluza- Terranova



Këto pra  ishin tre ide perfekte për një pasdite në hapjen e një ekspozite ose të ndonjë eventi artistik.Shtojini dhe detajet e stilit tuaj personal që të jeni vetë ju një art.

Shijojeni këtë pasdite ndryshe, dhe mos harroni të ndiqni eventet e reja.Tashmë nuk e keni aq stresuese punën e veshjes.


 ANA 

0 comments:

Post a Comment