Gushti në kinema


Dielli të përvëlon e kur je në kryeqytet nuk ja gjen dot zgjidhjen? Uhm,e kam një ide.

Filmat që vinë në kinema këtë gusht për ne:
  • Suicide squad

Një film i zhanrit fantazi dhe aventurë, i cili fillon të shfaqet në kinema Millenium, Imperial dhe Cineplexx më 4 gusht 2016 në versionin 3D. Zgjat rreth 2 orë e 10 minuta dhe në të luajnë aktorë si:
  • Margot Robbie, që njihet për rolin te filmi “Focus”;
  • Jared Leto, këngëtar i grupit “Thirty seconds to Mars”;
  • Will Smith, që njihet për rolet te filmat “The Pursuit of Happyness” dhe “Focus”;
  • Cara Delevigne, modele e njohur, që është shfaqur si aktore kryesore te filmi”Paper Towns”;
  • Ben Affleck , që njihet për rolet te filmat “Argo”, ”Gone Girl”, ”Pearl Harbor” dhe “ He’s Just Not That Into You”

Një agjenci qeveritare e udhëhequr nga Amanda Waller rekruton të burgosurit me superfuqi që të ekzekutojnë misione të rrezikshme për  të shpëtuar botën nga një kërcënim i panjohur, por i fuqishëm.

  • The neon demon

Një thriller psikologjik që shfaqet në kinema Millenium, Imperial dhe Cineplexx që nga 4 gushti 2016. Zgjat rreth 1 orë e  57 minuta dhe është vlerësuar nga IMDB me 7/10. Në të luajnë aktore si:
  • Elle Fanning, që njihet për rolin te filmi “Ginger and Rosa”;
  • Taylor Marie Hill, modele e njohur

Një modele ambicioze në Los Angeles vendoset në rrezik të konsiderueshëm për shkak të  bukurisë së saj, pasi në industrinë që ajo punon gjenden gra vrasëse dhe të rrezikshme.

  • Bad moms

Për të qeshura pafund vjen për ju, ”Bad Moms”, një film i zhanrit komedi  që shfaqet në kinema që nga 18 gushti 2016. Zgjat rreth 1 orë e 41 minuta dhe luajnë aktore si:
  • Mila Kunis, që njihet për rolet te filmat “Friends with Benefits”, ”Black Swan” dhe “Ted”;
  • Kristen Bell, që njihet për rolet te filmat ”Forgetting Sarah Marshall”, “You again” dhe “When in Rome”.

Amy Mitchell ka një jetë në dukje të përsosur – një martesë të lumtur, fëmijë të suksesshëm, shtëpi të bukur dhe një karrierë. Megjithatë ajo punon më shumë se duhet, është tepër e përkushtuar dhe e rraskapitur deri në pikën sa ajo është gati të pëlcasë. E lodhur nga e gjithë kjo, ajo bashkon forcat me dy mama të tjera për të çliruar veten nga përgjegjësitë tradicionale.



  • The shallows

Për të gjithë të apasionuarit pas filmave horror, vjen në kinema thrilleri “The shallows” që nga 18 gushti 2016. Zgjat rreth 1 orë e 27 minuta dhe është vlerësuar nga IMDB me 6,9/10. Ylli i këtij filmi është Blake Lively që njihet për rolet e saj në filma si “The Age of Adaline” dhe “Hick”, seritë e “The sisterhood of travelling pants” apo dhe serialin e mirënjohur “Gossip Girl”.

Një sërfiste bllokohet 180 metra larg bregut dhe duhet të përdorë zgjuarsinë dhe guximin e saj për të përballuar sulmin e një peshkaqeni.

  • Sausage party

Që nga 18 gushti 2016, shfaqet në kinema filmi komedi e animuar “Sausage Party”. Asnjëherë nuk jemi tepër të mëdhenj për filma të animuar. Me një vlerësim nga IMDB prej 7,5/10 dhe kohëzgjatje prej 1 orë e 23 minuta, do jetë një film që do e shijojmë pafund këtë verë, njësoj sic do shijonim një salçiçe.

Një salçiçe mundohet të kuptojë arsyen e ekzistencës së saj dhe shkon në një udhëtim me miqtë e saj.

  •  Nerve

Një film thriller që do na shoqërojë në kinema që nga 25 gushti 2016. Zgjat rreth 1 ore e 36 minuta dhe luajnë aktorë si :
  • Emma Roberts, që njihet për rolet e shumta si për shembull te filmat “Wild Child”, “Aquamarine”, “It’s Kind of a Funny Story”,The Art of Getting By”, “ Adult World “ dhe “Nancy Drew”;
  • Dave Franco

Një video-game e quajtur Nerve, një lojë “ e vërtetë apo e gabuar”  ku njerëzit klasifikohen si “lojtarë” ose “shikues” …

E zgjodhët cilin do shihni? Merrni miqtë dhe bëjeni gushtin më të freskët me filmat më të rinj në kinema.
 ANA

0 comments:

Post a Comment