Me të vërtetë është kaq e vështirë ?

     

E nis ditën me një shikim kalimthi në gazetën që gjyshi yt po lexon. « Vrasje brenda familjes,3 të vdekur. » Edhe pastaj del të kalosh një pasdite me miqtë dhe sheh një vend pa rregull,ku makinat ecin pa ndalim e njerëzit vrapojnë pa kujdes në cdo rrugë. E lodhur nga gjithcka,vjen në shtëpi duke shpresuar për dicka më të mirë.Hap televizorin për të parë filmin tënd të preferuar,dhe ndërsa kalon shpejt e shpejt kanalet televizive,një tjetër nga ato momente që ta prishin ditën. « Aksident me makinë,12-vjecari në gjendje kritike » Epo tashmë të ka ikur dëshira të shohësh filmin dhe e tronditur shkon në dhomë.
     Pyet veten : Sa e vështirë mund të jetë të ndërtosh një komunitet ku jeta cmohet ? Sheh cdo ditë njerëz që vriten për motive nga më absurdet. Sheh njerëz që vetëvriten.Sheh realitetin ku jeton. Kaq e vështirë është t’i kushtosh pak më shumë kujdes jetës ? Dhe ndihesh e zhgënjyer kur sheh këto të ashtuquajtura « fushata elektorale »… le të ndërtojmë rrugë,le të merremi me pallatet e njërit apo tjetrit blah blah blah. Po sikur t’i kushtonim pak më shumë vëmendje njeriut si një individ me ndjenja ? 
   Në fakt,e ndjej të pakuptueshëm faktin se si mund t’i marrësh jetën tjetrit. Ok,ndoshta jam thjesht unë që më vret ndërgjegja kur gjënjej për të dalë nga situata. Por,a nuk mendon se në ato momente,ke vrarë ëndrra,plane,ndjenja ? Po sikur,të mundohemi të falim e të mirëkuptojmë,vallë kaq e vështirë është ? 1 minutë pritje në semafor nuk kushton aspak.As një moment t’i heqësh sytë nga celulari dhe të jesh i vëmendshëm.

     Pastaj,më e dhimbshme akoma është cështja e vetëvrasjes.Ah,sa shumë përpjekje do të jetosh. Jeta është e vështirë,por në asnjë moment nuk duhet të dorëzohemi.Mendon se asnjëherë nuk ka për tu përmirësuar situata ? Po,sikur të fillosh të bësh dicka ose thjesht të kërkosh ndihmë. Mendon se askush nuk të do ? Jo,jo.Ke aq shumë dashuri rreth vetes.Pastaj,jam unë këtu.Po,po për ty që po e lexon këtë unë jam këtu.Mund të ngrihesh pak nga pak nga ajo humnerë dëshpërimi dhe të arrish atë rrezen e dritës.Unë kam besim te ty.
   Herës tjetër që kalon rrugës,shikoji të dyja anët.Kur dikush të ka shkelur të drejtat,mundohu t’i zgjidhesh me paqe dhe kompromis. Le të fillojmë t’i kushtojmë më pak vëmendje gjërave kalimtare dhe të vlerësojmë njëri tjetrin.Po,bota mund të ndryshojë.Shqipëria jonë mund të ndryshojë. E tani,po shpresoj që ta bëjë gjumin të qetë duke ditur që kam bërë dicka,duke ditur që kam dhënë një fije shpresë për dikë.Në fakt,ky është qëllimi im në cdo gjë që bej,që me punën time të ndërtoj një botë më të mirë e më të lumtur.
                                                                                  Shumw dashuri pwr ju. 
                                                                                    <3 Ana <3
Burime te dobishme:
http://botasot.info/

0 comments:

Post a Comment