Eshtë koha për një ndryshim !

                
 Shpeshherë e gjejmë veten në udhëkryqe pa përgjigje.Ndonjëherë vazhdojmë të shikojmë prapa duke harruar se dicka më e mirë po na pret. E pastaj vinë ato orët që tejzgjaten duke menduar për gjithcka që ke përjetuar.Fillon të mendosh për atë që ka më shume rëndësi në jetë.Mundohesh të kuptosh se cfarë dreqin po bën,cfarë dreqin po ndodh me jetën tënde ? Vinë ato ditët kur je e lodhur nga gjithcka… Je e lodhur nga rutina,je e lodhur nga qyteti ku ti jeton,je e lodhur nga njerëzit…Por më së shumti je e lodhur nga vetja. E ja aty qëndron problemi.Shpenzojme orë të tëra për të bërë atë «dickanë » e duhur,shpenzojmë ditë të tëra për të kënaqur botën,shpenzojme vite të tëra duke harruar se ajo që ka rëndësi është ndjenja e vetëplotësimit.
                  Eshtë koha për një ndryshim.Hë pra,ngrihu nga ai krevat monoton. Ngrihu dhe jetoje jetën,cfarë po pret ? Prindërit e tu mendojnë se ëndrrat e tua janë idiote ? Epo,ja që janë ëndrrat E TUA,dhe pa më thuaj,kur ka ndodhur ndonjëherë mrekulli pa pasur në fillim atë ëndrrën idiote ? Aha,paske frikë se shoqëria ku jeton do të të bëjë të ndihesh e përbuzur ? Ja,që ti do jesh duke jetuar atë ëndrrën që ke pasur që fëmijë,dhe ata…ata do kenë gjetur dikë tjetër për të cilin të flasin dhe të kalojnë ditët e tyre.
               Vetëm mendo se në fund të ditës je e vetme.Dhe mendo që ai imazh që sheh përpara pasqyrës përpara se të shtrihesh të jetë i lumtur.Uhm,cfarë mund të bësh ti tani ? Po ja,mund ta fillosh me hapa të vegjël cdo ditë. Kalo kohë me veten. Mendo për talentet e tua dhe bëj një listë me mundësitë që ke. Mos ki merak për kohën,kur vendos prioritetet përpara gjithcka është e mundur.Madje,tani është koha e duhur për te filluar atë karrierën e së ardhmes. Udhëto.Vizito cdo qytet që ke dashur ndonjëherë. Shëtit në qytetin tënd dhe ndje erën teksa fryn dhe do kuptosh që nuk është aq i shëmtuar sa të dukej. Shikon një mjedis që te pëlqen ? Shko dhe mos u shqetëso për të tjerat. Sa për miqtë e dashurinë,as mos e vrit mendjen. Miqtë e duhur i ke pranë teje. Dhe harroje konceptin klishe se të duhet gjysma tjetër që të të plotësojë.Puno që të jesh një e plotë dhe ai i duhuri do shfaqet në kohën dhe momentin e duhur.Si ta kuptosh që është i duhuri ? Jo,jo mos u përzie me këto punë,lërja zemrës. 


             Pra,cdo cast duhet jetuar. E di që u zgjata kaq shumë,por se ke idenë se sa lëndohem kur shoh cdo ditë njerëz në rruge me fytyra të ngrysura që shprehin dhimbje. Lëndohem kur dëgjoj për vrasje,vetëvrasje dhe gjëra të këtilla.Bota është kaq e bukur,saqë mjafton vetëm pak dëshirë dhe ëndrrat bëhen realitet.Unë e kam vendosur.Jam e lodhur nga kjo jetë që bëj,jam e lodhur nga netët me lot në sy. Eshtë koha për një ndryshim.Hajde dhe ti !

*It is my photo.
    

                                                                                                    Shume dashuri per ju ! 
                                                                                                       <3 Ana <3

0 comments:

Post a Comment