Te jetosh shendetshem


Përshëndetje të dashur miq.Pranvera më në fund po vjen dhe atmosfera përreth është e magjishme.Një jetë e shëndetshme është e rëndësishme për të gjithë ne.Vera dhe bikinitë po afrohen dhe cdokush ka filluar punën për të pasur një trup sa më të mirë.

Postoni një foto duke përdorur #healthylifewithana dhe na tregoni se cfarë konsideroni ju një jetë të shëndetshme.

Pra, cila është këshilla ime për ju ?Ju mund të këni trupin dhe shëndetin që dëshironi,por duhet të punoni për të. Një mendje dhe trup i shëndeshëm nuk duhet pasur vetëm në verë,por gjithë jetën.Cfarë mund të bëni ju për këtë ?
  •  Pra, çfarë do të thotë një jetë e shëndetshme (për mua)?


Shëndeti fizik- Duke qenë aktive dhe duke pasur aktivitet fizik të përditshëm.Duke ngrënë shëndetshëm. Moskonsumimi i alkoolit dhe duhanit.Të qenurit në peshën e duhur dhe të flesh mjaftueshëm gjumë.
Shëndeti mendot-Të qenurit optimist.Të dish të përballosh stresin.


  • Humbja e peshës


Nëse ju jeni obezë, mbipeshë ose në një peshë normale ndoshta ju dëshironi të humbni peshë në mënyrë që të mund të dukeni dhe të ndiheni mirë me veten tuaj.Por ku duhet të filloni? Unë do të rekomandoja të flisni me një dietolog.Si fillim,llogarisni BMI dhe BMR (Kjo është faqja e internetit që unë e përdor :
http://www.nhlbi.nih.gov/health/educational/lose_wt/BMI/bmicalc.htm
Më pas krijoni një plan ushtrimesh fizike dhe ushqyerjeje  dhe vijeni në jetë këtë plan.Në javët e ardhshme, në këtë blog do të postohet dhe një post për humbjen e peshës por më të detajuar.
--- Gjatësia ime  është 166 cm, pesha 64 kg dhe BMI im është 23.2.Jam në një peshë normale,por për fat të keq unë nuk mund të them se jetoj një jetë të shëndetshme,por po punoj për ta arritur.



  • Zakonet e të jetuarit shëndetshëm 


 Ajo që unë konsideroj të shëndetshme është aktiviteti fizik i përditshëm dhe  ushqimi i shëndetshëm. Mendoj se të gjithë duhet të ushtrohen te paktën 30 minuta në ditë duke bërë aktivitete të tilla si ecje, ushtrime kardiovaskulare dhe tonifikuese, zumba e kërcim, vrapim, not etj.Marrja e kalorive me ushqim varet nga mosha,pesha dhe gjatësia,por për njerëzit rreth 160-170 cm dhe 50-70 kg,rreth 1500 kalori do të ishin të mjaftueshme.


Po ju ? Cfarë konsideroni një jetë të shëndetshme ? A jeton ti një jëtë të shendetshme ? Nëse po,cilat janë zakonet tuaja ? Nëse jo,cilat janë planet tuaja për të ardhmen ?
Plot dashuri nga une.

                                       <3 Ana <3


0 comments:

Post a Comment