Skandal ne kopshtin zoologjik


Kjo javë në Tiranë nisi me alarmimin e qytetarëve mbi ngjarjen e ndodhur në kopshtin zoologjik.Ky mjedis ka vite që është në gjendje mjerane.Askush nuk mban përgjegjësi për t’u kujdesur për të.Është transformuar në një ndër ato vende të mrekullueshme të harruara në skëterrë.Sa duhet të presim akoma që dikush të interesohet për të ardhmen e tij ? Situatë e patolerueshme.


Skandali kishte të bënte me futjen e një kali dhe nje bualli në të njëjtin vend.Në një moment bualli kishte sulmuar kalin duke i shkaktuar carje në pjesën e poshtme të trupit duke bërë që organet te dëmtohen dhe të shfaqen jashtë.Pas disa kohësh kali kishte ngordhur. Lajmi u bë i ditur nga një video e publikuar në rrjetet sociale nga një vizitor i rregullt i këtij kopshti. 

Por kjo ngjarje nuk është i gjithë problemi,është ai që i bëri qytetarët dhe mediat të ngrihen kundër mizorive. Ka vite të tëra që kopshti zoologjik nuk meriton të ketë më këtë emër. Kafshët sa vinë e rrallohen. Situata si qeni në kafaz apo gjendja johigjenike e mjedieve janë të shpështa. Mbaj mend vizitën time të fundit në kopshtin zoologjik rreth 1 viti më parë.Kisha vite pa e vizituar dhe e mendova si një mënyrë të mirë për të kaluar fundjavën. Ama,zhgënjimi ishtë i papërballueshëm. Duke filluar që nga sjellja arrogante e punonjësve dhe ideja se duhet t’i bëje një vizitë të shpëjtë sepse nuk mund të qëndroje për një kohë të gjatë  në atë mjedis jo higjenik. Fillojmë me vizitën te shqiponja që kishte harruar të fluturonte. Pastaj te luani i zbutur i cili shfaqte dëshpërim në shikimin e tij. Për të mos përmedur pastaj që 2/3 e kafazeve ishin bosh. U alarmova për të gjitha. E vitet kalojnë,kafshët pakësohen e kushtet përkeqësohen.

Mendoj se ka ardhur koha që organet përkatëse të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Eshtë koha që të paktën të bëjnë sikur kanë ndjenja humane e të bëjnë dicka.Të mendojnë për të ardhmen e faunës në Shqipëri.Të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve që nuk do kenë mundësi të vizitojnë kopshtin zoologjik.Të mendojnë se ne kemi nevojë për kafshët.
Kopshti zoologjik momentalisht është i mbyllur dhe të gjithë po shpresojmë se dicka po bëhet.Eshtë koha qe ne si shqiptarë,si njerëz të fillojmë protestat për ceshtje humane,e ta lëmë pak politikën dhe famën mënjanë. Është koha të shfaqim sadopak qytetari.
      Ju lutem,bëni thirrje për sensibilizim.Është koha të veprojmë.Shpërndani lajmin,shpërndani ndjenja humane,shpërndani dashurinë për kafshët. 
                                                                                  Shume dashuri per ju.
                                                                              <3 Ana <3

0 comments:

Post a Comment