Si te menaxhojme stresin


Përshëndetje miqtë e mi të dashur.Uroj që java juaj të ketë qenë e këndshme dhe të jeni duke kaluar disa momente relaksuese këtë fundjavë. Shpeshherë,në jetë ndeshemi me periudha stresi. Afatet për mbarimin e dickaje dhe gjithë ato punë për t’u zgjidhur ndonjëherë e bëjnë të vështirë të buzëqeshësh.Kjo është dhe arsyeja se pse unë vendosa të ndaj me ju disa sekrete se si të menaxhojmë stresin.Edhe unë,si adoleshente,përjetoj  periudha të tilla për shkak të punës shkollore,provimeve,projekteve dhe qëllimeve që duhen arritur.Pra,cfarë mund të bësh për të përballuar një ditë stresuese ?



1.Bëj një pushim.
Është gjithmonë një ide e mirë të bësh një pushim nga gjithë ajo rrëmujë.Shko për një shëtitje,not,kinema ose shko të blesh atë fustanin që pe javës që kaloi.Ose dëgjo muzikë relaksuese dhe shijo pak kohë me vetveten.



2.Gjithmonë kujdesu për mënyrën e të ushqyerit dhe shëndetin fizik
Të hash vakte të shëndetshme dhe të evitosh ato ushqimet e shpejta gjithashtu përmirëson shëndetin tuaj mendor.Dhe mos harro të paktën 30 minuta aktivitet fizik në ditë.
3.Bëj një gjumë të mjaftueshëm.
Ah po,gjithmonë harrojmë ta bëjmë.Ato netët me 3 orë gjumë ? Jo një ide e mirë. Fli të paktën 8 orë për një përkushtim të plotë në qëllimet e tua.

4.Planifikoje kohën
Krijo një plan ,në mënyrë që të kesh gjithcka të organizuar.Mos i li për ditën e fundit.
5.Kupto se nuk mund të kesh gjitcka nën kontroll
Je një njeri,mos e lodh kaq shumë veten me gjëra të kota.Meriton dhe ti të kesh atë kohën për të reflektuar mbi jetën tënde.Jo gjithcka në jetë do të jetë perfekte,nuk jemi në përrallë. Kupto se cilat gjërat gjëra janë më të rëndësishme dhe jepu prioritet.

Këto pra janë ato që më ndihmojnë shpeshherë dhe shpresojnë të jenë ndihmues dhe për ju. Në këtë periudhë,kam kaq shumë gjëra për të bërë.Kam punën shkollore,provimet,aplikimet për shkollën e mesme,aplikimet në disa organizata.Gjithashtu duhet të arrij dhe qëllimin për të pasur atë trupin perfekt sepse vera po vjen.Gjithsesi do mundohem të jem sa më aktive.Faleminderit për mbështëtjen.
                                                      <3 Ana <3


0 comments:

Post a Comment