Një ditë pranvere pranë natyrës.

             
Përshëndetje miqtë e mi të dashur.Shpresoj që java juaj të ketë qenë e mrekullueshme dhe që ky fillim pranvere t’ju ketë sjellë plot ngjyra.Unë adhuroj cdo gjë për natyrën në pranverë.Moti është i mirë,lulet celin,rrezet e diellit shndrisin dhe të zgjojnë cdo mëngjes.Rreth teje gjithcka mbulohet nga gjelbërimi,oh cfarë parasje e vërtetë.Edhe dicka tjetër,është koha të veshësh trendet e reja dhe të dalësh me miqtë e tu.Këtë fundjavë,zgjodha ta kaloj me miqtë dhe familjen pranë natyrës dhe ishte zgjedhja më e mirë. Kudo ndihej atmosfera festive.
                 
Pranvera ka gjithmonë dicka të vecantë që të bën të ndihesh e gjalle përsëri.Ajo të bën të shpresosh në fillimet e reja,te besosh se pas stuhisë ka gjithmonë një rreze drite.
Luledelet… Ato lule aq të bukura që të kujtojnë gjithnjë fëmijërinë.Shpeshhere më kujtojnë ato ditë të bukura kur nxitonim të mblidhnim lule e të bënim kurora.Ajo shëtitje ishte gjithashtu dhe një rrugëtim në të shkuarën nostalgjike.

Pranvera gjithmonë sjell optimizëm dhe lumturi.Për mua,kjo pranverë do jetë e pakrahasueshme sepse është një fazë e re e jetës sime te lumtur,e një jete të mbushur me plot projekte.Jam shumë e lumtur që më në fund mund të them se kam mësuar të dua veten dhe botën përreth meje.Kam mësuar t’u dhuroj njerëzvë dashuri dhe është koha të filloj të jetoj jetën që dua,pa u shqetësuar për të tjerat.

Po për ty? Cila është stina jote e preferuar? Po kjo pranverë cfarë solli për ty ? Posto një foto ose një shkrim dhe përdor #springlifewithana për tu treguar te gjithëve se jeta është e bukur.Shumë dashuri për ju.

*Te gjitha fotografite jane nga une.

                                                                          <3 Ana <3


0 comments:

Post a Comment