Barazia gjinore


Duke parë situatën përreth meje,mund të them se barazia gjinore është një problem mbarëkombëtar.Barazia gjinore është një e drejtë e njeriut,të cilën cdokush duhet ta respektojë.
  • Cfare është barazia gjinore ?


Barazia gjinore është pikëpamja se meshkujt dhe femrat duhet të shihen si të barabartë dhe duhet të përfitojnë nga të njëjtat mundësi dhe nuk duhet të diskriminohen.
  • Situata aktuale


Nga një studimi i bërë nga UNDP,përqindja e pabarazisë gjinore varion nga 2% deri në 73 %.

Barazia gjinore,nje celes i arte i mireqeverisjes-DKE
  • Diskriminimi kundrej femrave


Kudo në botë,jeta e femrave drejtohet nga stereotipet.Do ishte normale që ti të pyesje se ku bazohemi ne që themi se ka pabarazi gjinore .Statistikat e tregojnë qarte,por shembuj të pafundë i ndeshim dhe në jetën e përditshme.
1.Në shumë vende,femrat nuk kanë lirinë e martesës ose divorcit.
2.Femrat nuk kanë lirinë e edukimit.
3.Femrat janë më të abuzuara sekualisht ose te dhunuara se meshkujt.
4.Për të njëjtin pozicion pune,meshkujt paguhen më shumë se femrat.
5.Kur bëhen gabime në jete,meshkujt gjykohen më pak se femrat.
Këto janë disa nga rastet e shumta të pabarazisë gjinore.

  • Por,cfarë mund të bëjmë ne për këtë?


Cdokush prej nesh mund të marrë pjesë në mbrojtjen dhe sigurimin e barazisë gjinore.
1.Hapi i parë është dija. Si fillim,të gjthë ne duhet të kuptojmë se femrat duhet të jenë të barabartë me meshkujt.Duhet te veprojmë që t’i japim fund diskriminimit dhe shkatërrimit të jetës së tyre.
2.Ndarja e kësaj nisme. Të ndash informacionin me të tjerët është e rëndësishme.Fillo me miqtë e tu të afert dhe familjen.Hapat e vegjël bëjnë diferencën.
3.Organizo një nismë në shkollën ose qytetin tënd. Të nisësh një projekt nuk është e lehtë,por është gjëja më me vlerë që mund te bëhet.
4.Merr pjesë. Duhet të jetë një veprim i përditshem mbrojtja e të drejtave të njeriut.Ngri zërin për të drejtat e femrave.
Bëhu mbështetësi ynë. Na  trego mbështetjen tënde duke shpërndarë nje foto që tregon perceptimin tënd për këtë cështje dhe përdor hashtag #genderequalitylifewithana.
Faleminderit per kohen tuaj.
<3 Ana <3

1 comment: