Komuniteti LGBT


Përshëndetje miq.Që sot e në vazhdim postimet do të jenë dhe në gjuhën shqipe.Sot do të dëshiroja të flisja për një temë të diskutuar në mbarë botën : komunitetiLGBT dhe të drejtat e tyreRastësisht ishte një temë që u zhvillua që orën mësimore të gjuhës frënge dhe u ndjeva e surprizuar pasi rreth 38 % ishin kundër marrëdhënieve LGBT.Si fillim,mendoj se duhet të dimë se cfarë është ky komunitët,në mënyrë që të japim një vlerësim të drejtë.
L për Lesbike- Vajzë homoseksuale
G për Gej- Homoseksual
B për biseksual-Një person që tërhiqet seksualisht nga të dyja gjinitë
T për transvestit- Një person që ka anatonimë e një femre/mashkulli por ndihet e sillet si i gjinisë tjetër.
Mbarëkombëtarisht ky komunitet është i diskriminuar dhe në disa vende martesat e të njëjtit seks janë të paligjshme. Unë personalisht nuk pajtohem me këtë.Mendoj se për sa kohë që ju jeni një njeri, ju keni të drejtë të ndiheni të barabartë me të tjerët pa marrë parasysh çfarë gjinië, race apo orientimi seksual keni. Nëse ju pëlqen dikush i gjinisë së njëjtë,kjo nuk do të thotë që ju po ndërtoni marrëdhënie të pashëndetshme për shoqërinë. Nëse ju jeni lindur një djalë, por ju ndjeheni si një femër,nuk do të thotë se jeni një person që meritoni  të vdisni.Besoj se nuk duhet të ndiheni të turpëruar për këtë, sepse ju nuk mund të kontrolloni orientimin tuaj seksual, ju nuk mund të kontrolloni ndjenjat. Si një qenie njerëzore, ju keni të drejtë të jeni çdo gjë që ju dëshironi për aq kohë sa ju nuk e shkelni të drejtat e të tjerëve .Nuk besoj se është gjëja e duhur t’i vendosim emra të shëmtuar këtij komuniteti.Jemi NJËRËZ dhe ky është i vetmi cilësim që meritojmë të kenmi.Mos harroni që të gjithë kemi të drejtën të dashurojme. Do të doja të bëja thirrje për jo-diskriminimit të këtij komuniteti.Mos ushqeni urrejtje.Nuk janë ata që po ndërtojnë një shoqëri të gabuar,jeni ju që.
 Për sa i përket seksualitetit tim,jam mbi të gjitha një qenie njerëzore që ka të drejtën të marrë dashuri.


Posto një foto në mediat sociale për komunitetin LGBT dhe përdor hashtag #lgbtlifewithana.
Flamuri LGBT 

<3 Ana <3 


0 comments:

Post a Comment