Përshëndetje të dashurit e mi.Më në fund erdhi dhe fundjavë me pak kohë të lirë për t'u çlodhur dhe të për të reflektuar mbi jetën. Rastësisht sot e gjeta veten duke parë disa fotografi dhe kuptova se sa shumë do të thotë për mua fotografia.Gjithmonë jam duke shkrepur imazhe të gjërave qe adhuroj,sidomos natyrës së patëmetë.Jam shumë e lumtur pasi kam arritur të ndërtoj një lidhje të fortë me kamerën,qofsha përpara apo pas saj.
"Fotografia
është një histori,të cilën se përshkruaj dot me fjalë."
- Destin Sparks
Fotografia është një mënyrë e të ndjerit, e të
prekurit , e të dashuruarit. Ai imazh që
shkrepet,mbetet përgjithnjë. Ai ju kujton gjithcka,edhe kur koha ju ka bërë t’i
harroni të gjitha."
-Aaron Siskind
"Për mua, fotografia është një art i
vëzhgimit. Është të gjesh diçka
interesante edhe në një vend të zakonshëm ... "
- Elliott Erëitt
Fotografia më bën të ndihem sikur gjithcka është
e mundur.Kjo është dhe arsyeja se pse kam vendosur që këtë postim t’ia dedikoj
rëndësisë që fotografia ka për mua.Më poshtë janë disa foto te bëra nga unë që
në fillimet e mia me fotografinë :
Fillon me hapa të vegjël, dhe ende shpreson për një të ardhme të shndritshme. Edhe perpara aparatit ndjehem magjishem.Fjalët janë të padobishme, kur imazhet tregojnë një botë plot me jetë.Më poshtë
janë disa foto të cilat janë kapuar nga mikeshat e mia dhe motra :
- Nga N.S
- Nga S.Z
- Nga motra ime,Ina
Pra, kjo ishte unë në të gjitha format e jetës.Po
ju ? Si i keni marrëdhëniet me
fotografinë? Postoni një foto që ju frymëzon dhe përdorni hashtag #photographylifewithana.
Fituesit do të citohen në postimin e të shtunës së ardhshme. Kontrollohen të
gjitha fotot në cdo rrjet social.Shumë dashuri nga unë për ju.
<3 Ana <3