Tirana është gjithnjë plot...



Një ndjenjë që njerëzit e quajnë dashuri, por kur më përfshin është aq e madhe sa nuk mund të qëndrojë në mes shkronjash.


Do guxim ta thuash këtë me zë të lartë. Të jesh gjithnjë ajo që njerëzit e mbajnë si me vetëbesimin në qiell e pozitivitetin në skaje, ajo që rrezaton bukuri dhe ajo që e do veten tej mase… dhe thuajse të trondit kur e kupton se kohët e fundit s’ke qenë mirë, dhe arsyeja është pikërisht se je e pasigurtë. E do veten, por ka filluar të të pëlqejë më pak. Nuk e sheh më të bukurën aty ku dikur e admiroje. Rrjedhimisht humb besimin në vete, dhe kur kjo ndodh realizon më pak në jetë.
Dhe je e pakënaqur, e pasigurtë…
Kjo nuk të vjen e shkruar në pasqyrën e tualetit, por fshihet në detajet e përditshmërisë dhe është detyra jote ta shquash diku aty dhe ta largosh me mënyrat e tua.
E kupton kur ke arritur në fotot e para 2 vjetëve të një mikeshe në Instagram, që eshte ish-i i te dashurit tënd, dhe e vetmja gjë që ke bërë është që ke thënë me mendje se pse nuk je si ajo? Ke krahasuar cilësinë e fotove, veshjet, shprehjet nën të dhe madje këndin e dritës. Sigurisht aty tek tuk, ke gjetur dhe komentet e tij që mungojnë në jetën tënde.
E kupton kur përpara publikimi të çdo pune që bën, duhet të pyesësh me patjetër dikë “nëse është në rregull”.
E kupton kur fillon ta lësh veten pas dore, nuk i vë shumë mend si dukesh jo sepse je rehat kështu dhe s’të intereson, por thjesht se të duket e pakuptimtë. Të kanë të bere te besosh se “të bëhesh e bukur” kërkon të kesh dikë për t’ja treguar dhe jo të jesh e zhytur në monotoni.
E kupton kur të humb dëshira për të bërë diçka, sepse nuk ke besimin e zjarrtë në ëndrrat e tua.
E kupton kur një foto nuk quhet e vlefshme, nëse nuk të shkruan ai. Disi të duhet një fjalë nga ai, për të afirmuar vlerën tënde dhe për t’u ndjerë e dëshiruar.
Do të kesh flokët e asaj, zgjuarsinë e asaj tjetrës, dhe të jesh po aq fotozhenike sa shoqja e asaj tjetrës. Kështu do të vlerësojë ai, dhe ai tjetri dhe shoku i atij tjetrit.
E kupton sepse thjesht nuk je mirë.
Dhe duhet të ndalosh këtu. Me të gjitha vëniet në dyshim të vetes tënde, aftësive dhe vlerave të tua.
Sepse nuk ka si ty. Dhe pse ndonjëherë zhytesh dhe fillon të mos shohësh qartë, është koha të hapësh sytë. Ka gjëra që ti i bën më mirë se çdokush. Ke një zemër aq të madhe, që pas çdo dështimi s’ka frikë të provojë dhe të dashurojë sërish. Ke një mendje artistike që di ta shndërrojë dhimbjen në art. Ke aftësinë të bësh të paktën një njeri të lumtur, thjesht me praninë tëndë.
Dhe që këto të jenë të vërteta, MJAFTON t’ja thuash ti vetes çdo ditë. T’i kushtosh 5 minuta kohë vetes, për të bërë kombinimin e preferuar dhe për të bërë një super set fotografik. Kjo për ta parë ti dhe që të kënaqesh dhe mos ta hedhësh aspak në asnjë rrjet social. Të duash e të përqafosh dikë pa pasur maninë e ta ndarit me të tjerët e për t’u thënë se “shiko unë jam e lumtur.”
Ndonjëherë pas mendimeve tona fshihen shumë pasiguri, sa krijojnë gënjeshtra që ne i besojmë.”- thotë një shprehje dhe ju lutem mos e lejoni të ndodhë.
Besoni në magjinë brenda vetes.

Copyright: Lifewithanablog